Athina i është përgjigjur deklaratave të Presidentit turk, Erdogan. Ministria e Jashtme ka dalë me një njoftim pas deklaratave provokuese të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shkruajnë mediat greke.
Siç thekson Ministria e Punëve të Jashtme në njoftim, “Greqia nuk do të ndjekë Turqinë në deklaratat dhe kërcënimet e përditshme skandaloze”, duke theksuar se “do të informojmë menjëherë aleatët dhe partnerët për përmbajtjen e deklaratave provokuese të ditëve të fundit”.
Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:
“Greqia nuk do të ndjekë Turqinë në deklaratat dhe kërcënimet e përditshme skandaloze dhe përtej çdo kufiri.
Ne do t’i informojmë menjëherë aleatët dhe partnerët tanë për përmbajtjen e deklaratave provokuese të ditëve të fundit, për të bërë të qartë se kush po e dinamizon kohezionin e aleancës sonë në një periudhë veçanërisht të rrezikshme.
Në të njëjtën kohë, ne do të vazhdojmë të operojmë, bazuar në rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe të ligjit të detit, si një shtyllë stabiliteti dhe sigurie për rajonin më të gjerë”.
- Si do votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PD humb edhe vendin e dytë. PS kryeson - 10/03/2026
- “Lufta në Iran do të përfundojë shumë shpejt”, qetëson Trump, Teherani: Fundin e vendosim ne - 10/03/2026
- Lufta në Iran, Trump: Rreziku ka kaluar, jemi drejt fundit! Përgjigjet Teherani: E vendosim ne kur mbaron konflikti. Çmimet e naftës pësojnë ulje - 10/03/2026