Vladimir Putin lëshoi sot një kërcënim rrënqethës për përdorimin e armëve bërthamore kundër Perëndimit mbi Ukrainën, duke paralajmëruar liderët botërorë: “Unë nuk po bëj bllof”.
Despoti i dëshpëruar i’u adresua me një fjalim kombit në të cilin ai njoftoi mobilizimin e 300,000 rezervave ushtarake – hera e parë në Rusi që nga Lufta e Dytë Botërore – dhe referendumet në zonat e pushtuara të Ukrainës për t’i bërë ato pjesë të Rusisë.
Putin më pas u zotua të përdorë ‘të gjitha mjetet’ për të mbrojtur ‘integritetin territorial’ të Rusisë, duke shtuar: ‘Unë nuk po bëj bllof… Ata që përpiqen të na shantazhojnë me armë bërthamore duhet ta dinë se era mund të kthehet kundër tyre’.
Kjo lëvizje e vendos atë në një kurs përplasjeje me Kievin dhe aleatët e tij perëndimorë, të cilët kanë thënë tashmë se sulmet për të çliruar zonat nën kontrollin rus nuk do të ndalen dhe rezultatet e asnjë referendumi ‘të rremë’ nuk do të njihen.
Më poshte deklarata e plotë e Putin…
“Shteti ynë ka mënyra të ndryshme për tu mbrojtur, dhe në disa aspekte kemi komponentë më të avancuar se vëndet e NATO-s. Kur integriteti ynë territorial ndihet i kërcënuar ne do të përdorim çdo mjet të mundshëm të cilin kemi në dispozicion për të mbrojtur Rusinë dhe popullin tonë, ky nuk është BLLOF!
Qytetarët e Rusisë të jenë të sigurt se integriteti territorial i atdheut tonë, sovraniteti, pavarësia dhe liria jonë do të sigurohen me çdo mënyrë të mundshme në dispozicionin tonë.
Ata të cilët po mundohen të na shantazhojnë me armë nukleare duhet ta dinë se “era mund të fryjë në drejtimin e tyre”
- Gjyqi historik në Francë/ Presidenti Macron falënderon Gisele Pelicot: Dinjiteti dhe kurajoja juaj kanë inspiruar botën! - 20/12/2024
- Përqafime dhe të qeshura! Dalin pamjet nga takimi i Ramës, Kurtit dhe Osmanit/ Momenti epik kur kryeministri i jep dorën edhe Spiropalit - 20/12/2024
- Sopranoja: Parashqevia komuniste? Godole injorante dhe me prejardhje komuniste! - 20/12/2024