12.5 C
Tirana
15 / 03 / 2026

“Kërcënimet me eksploziv”, Karamuço: Përdoren për shantazh, synojnë pasurinë dhe për borxhe!

Një shpërthim me tritol ka ndodhur pas mesnatës (19 tetor) në Tiranë.  Ngjarja ndodhi në derën e jashtme të një dyqani kozmetik, në rrugën “Sami Frashëri” afër sheshit “Wilson”.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, u shpreh për Abcnews se tritoli është një armë e rrezikshme, që përdoret sepse ka një valë shkatërrimi që tejkalon vetë qëllimin e autorit.

Cilat janë arsyet që çojnë në përdorimin e tritolit? Sipas ekspertit këto janë arsye për shantazh, presione apo dhe paralajmërim që nesër mund ta ketë radhën personi, biznesit apo banesës të të cilit i është vendosur sasia e tritolit.

Karamuço: Këto janë arsye për shantazh, presione ose si përgjigje ndaj gjobë-vënieve. Ose për borxhe, ka forma nga më të ndryshmet.

Është një formë e hakmarrjes që nuk synon personat drejtpërdrejt, por pasurinë e tyre. Është një paralajmërim shumë i fortë, që nesër mund ta kesh radhën ti.

Si ka mundësi që qarkullon një sasi kaq e madhe tritoli? Eksperti tha se përveçse hyn në mënyrë të paligjshme përmes rrugëve tokësore, në Shqipëri ka një rrjet të mirë-organizuar që e përgatit vetë në mënyrë artizanale lëndën shpërthyese

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x