Komisioni Evropian kërkon nga Shqipëria që të heqë dorë nga skema e dhënies së shtetësisë për investitorët e huaj, ose sic njihet ndryshe me termin pasaportat e arta.
Ky rekomandim vjen në raportin e pestë për monitorimin e pezullimit të vizave të komisionit evropian.
Në raport bëhet me dije se avancimi në një program të tillë mund të çojë në pezullimin e regjimit të vizave.
“Ngritja e një skeme të nënshtetësisë së investitorit do të ishte në kundërshtim me rekomandimet e bëra në Raportin e Katërt në kuadër të Mekanizmit të Pezullimit të Vizave dhe paketës së zgjerimit 2021. Komisioni mendon se, nëse skema të tilla vlerësohen, ato përbëjnë një rrezik në rritje për sigurinë e brendshme dhe politikën publike të Shteteve Anëtare, regjimi pa viza mund të pezullohet”, thuhet në deklaratën e KE-së.
Qeveria përmes një vendimi të miratuar më 29 korrik të këtij viti i hapi rrugë punësimit të një kompanie ndërkombëtare për promovimin e pasaportës shqiptare në botë.
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026