13.5 C
Tirana
16 / 02 / 2026

Katër Titanikët

Nga Jacques Attali

Metafora është kaq e dukshme sa ngurojmë ta përdorim: Të shikosh një nëndetëse të vogël turistike të quajtur ironikisht “Titan”, të humbasë në afërsi të mbeturinave të ”Titanikut” të mbytur, në një udhetim të turpshëm vëzhgimi, thua se këta udhetarë shpresonin të gjenin atje mbeturinat e atyre që vdiqën dikur të mbytur aty. Të shikosh pastaj se si kjo nëndetëse e vogël, të zhduket edhe ajo vetë, njësoj sikurse anija për të cilën kishin ardhur që ta vëzhgonin. Për të kuptuar më në fund se ata që ndodheshin aty brenda, ishin tre turiste miliarderë guximtarë, organizatorë të këtij udhëtimi, dhe, bashkë me ta, një udhërrëfyes ultrakompetent. Pamë gjithashtu median e mbarë botës të interesoheshin për këtë ngjarje dhe të flisnin e të shkruanin për të deri në neveri.

Pamë ushtrinë dhe ndërmarrjet më të fuqishme se si u morën me operacionet e shpëtimit, gjëra këto që i shërbyen më së shumti publicitetit për makinat që ata kanë. Gjithë prapësitë e epokës ku jetojmë ishin të mbledhura bashkë aty: mahnitja pas spektaklit të vdekjes, shija e shfrenuar e më të pasurve për harxhime luksoze dhe sensacione të forta, siç ishte rasti i kësaj makine që mbeti në vend, së cilës i kishin kërkuar të bënte më shumë nga ç’mundej, pasioni i medias për jetën e të pasurve, marrëzia e të fuqishmëve, për të shpenzuar shuma marramendese për shpëtimin e të afërmëve të tyre, përdorimi i gjithçkaje, madje edhe me së keqes, per të krijuar spektakle dhe përfitime. U duk sikur një Titanik i ri po bënte të njëjtat gabime vdekjeprurëse, si ai i mëparshmi. Dhe padyshim, disa të tjerë, janë duke u pergatitur ndërkaq të bëjnë edhe ndonjë film për këtë ngjarje.

Por, ka edhe me shume. Te paktën edhe dy Titanikë te tjerë.

Anijet e refugjateve, që u mbyten , nën indiferencën e përgjithshme , në detin Mesdhe dhe gjetke. Dhe per te folur vetëm për njërën, e cila nuk ishte se s’u vu re në rrugën drejt Italisë, e shtyrë në breg dhe e lënë aty në ” harrese”, kur ajo filloi te fundosej. Dhe e gjitha kjo, pa shpenzuar as një të miliontën e mjeteve që u harxhuan, per t’i ardhur ne ndihmë pesé njerezve ( Kush e çau koken t’i vinte veshin goditjeve brenda guackës së asaj varke mjerane peshkataresh, kur dihej qysh me pare se aty ishin mbyllur qindra gra e femije?). Kjo do te thotë shumë per këtë botën tone, ku verbimi i te fuqishmeve, përqendrimi i pasurive dhe harresa e më të varfërve janë bëre rregull.

Dhe se fundi, një Titanik i katërt, kaq i madh sa nuk shihet dot: humanizmi ynë. Ne te gjithë jemi mbi një Titanik, qe na çon perpara, pa ndonje drejtim te caktuar, të mrekulluar sic jemi, pas mjeteve tona, të verbuar nga fuqia jonë, të pandërgjegjshëm nga rreziqet, pa çarë kryet fare dhe lënë në harresë mjerimin e atyre njerezve të mbyllur në bodrumin e anijes. Edhe një here akoma, duke vonuar te përdorim mjetet qe kemi per t’i shpëtuar. Fati i tre Titanikeve te tjere na tregoi qe as me te pasurit dhe as me te varferit nuk dolën gjallë nga aventura.

Njerezimi ende nuk eshte mbytur. As si Titaniku, as si Titani, as madje si ajo varka anonime e peshkimit. Megjithatë ne nuk jemi larg katastrofës. Bëhet fjale për dy dhjetëvjeçarë, me nje fjale asgjë. Kemi kohe ende të bëjmë ate që une e quaj ” Kthesa e Madhe”. Por ne nuk jemi aspak duke e bere ate. Po kenaqim veten , duke siguruar te gjallet e sotëm me disa masa te siperfaqshme, te cilat nuk do ta pengojnë dot boten që brenda nje kohe te shkurter, te behet nje ferr i pajetueshëm.

Na duhet të pranojme: ashtu sikurse tre Titaniket e tjerë, pp qe se nuk marrim përsipër nje aksion të shpejte dhe të fuqishem, ne do te jemi varrëmihesit apo vrasesit e nipërve tanë.

Mos harrojme se emri Titanik u zgjodh si një reference krenarie e Titaneve, emër gjinor i bijeve te Gaias dhe 7Uranosit, pra Kronosi, qe u vra nga i vetmi bir i tij, qe ai vetë nuk e hëngri; Zeusi, qe arriti ta mundë të atin dhe ta mbysë ate, së bashku me ungjerit e tij, ( perveç Oqeanit, Themisit, Prometheut dhe Epimethesë) në lumin Tartar. Ai mbajti për vete qiellin dhe ia dha detin njerit prej vellezerve, Poseidonit. Kurse Ferrin ia dha tjetrit, Hadesit. Edhe nje herë, ketu gjithcka eshte thene qartë.

Kjo qe po ndodh ( perfundimin e se ciles , me gjase, vertet tragjik, ne orën kur jam duke e shkruar), le te na shërbejë ne të gjithëve si një leksion. Dhe, nese perfundimi nuk do te jetë tragjik, le të vemë në punë, sa më shpejt, të gjitha mjetet që kemi, për ta shpëtuar racën njerezore.

22 qershor 2023

Perktheu: Helena Kadare

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x