Bayern Munich dhe Real Madridi dhurojnë spektakël mes katër golash në gjysmëfinalen e parë të Champions League, por në Allianz Arena nuk pati fitues pasi ndeshja u mbyll në barazimin 2-2.
Ishin madrilenët që kaluan të parët në avantazh me një gol të Vinicus Junior, me brazilianin që mposhti Neuer me lehtësi.
Në fraksionin e dytë, bavarezët përmbysën brenda katër minutash përkatësisht në të 53-tën dhe 57-tën me anë të Sane dhe Kane që realizoi nga pika e bardhë. Por, në të njëjtën formë iu përgjigj edhe Vinicius me brazilianin që me 11-metërsh vulosi rezultatin përfundimtar 2-2.
Kështu, pas një jave në Santiago Bernabeu gjithçka është e hapur dhe do të luhet deri në fund për një biletë në finalen e një qershorit në Wembley.
- Portreti i Mozartit nga Barbara Krafft, referuar përshkrimeve të Maria Anna, motrës së gjeniut të muzikës - 20/10/2026
- Kufiri i brishtë mes të mires dhe të keqes, sipas Gustav Jung - 20/10/2026
- Christiane Amanpour largohet nga CNN/ Gazetarja dhe prezantuesja e njohur ikën pas 43 vitesh: “Jini gjithmonë të vërtetë, jo neutralë”. - 20/10/2026