Mazhoranca ka kërkuar masë disiplinore për disa deputetë të opozitës, përkatësisht Elda Hoti, Saimir Korreshi dhe Lindita Metaliaj.
Lajmi konfirmohet për mediat nga burime pranë grupit parlamentar socialist.
Vendimi vjen pas seancës plenare të së enjtes ku opozita e Sali Berishës përmbysi karriget duke bllokuar foltoren, por edhe shkaktoi kaos përmes tymueseve.
Ishte pikërisht deputeti i Lushnjes, Saimir Korreshi, ai që luajti rolin kryesor me tymueset në sallën e seancave plenare.
Ndërkohë pritet që sot në orën 15:00 Komisioni i Etikës të shqyrtojë kërkesën e PS për të marra masa rreth tre deputetëve të Rithemelimit.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026