9.5 C
Tirana
27 / 11 / 2025

“Kandidatët u lanë në harresë pas 11 majit”, Alimehmeti zbardh diskutimet sot në selinë blu: Duhej të na mblidhte Këshilli Kombëtar, por…

Anëtari i Kryesisë Ervin Salianji dhe njëri prej kandidatëve më të votuar në qarkun e Tiranës Ilir Alimehmeti, bashkë me kandidat të listave të hapura si Aulon Kalaja, Tedi Kopliku, Xhemal Gjuknshi, Hysen Kadiu dhe të tjerë, janë mbledhur këtë të enjte për të diskutuar për një qasje ndryshe që duhet të ketë në drejtimin dhe organizimin e partisë më të madhe në opozitë.

I ftuar këtë mbrëmje në studion e Top Story në Top Channel, Alimehmeti ka zbardhur diskutimet brenda këtij takimi.

“Ishte një tryezë mes demokratësh, për të kuptuar problemet tona ku janë dhe të shtyjmë kauzat tona më tej.

PD do duhet të forcohet dhe për këtë duhet të kuptojë ku ka gabime, që të shmanget nga modele që kanë treguar që nuk kanë funksionuar. Me të gjithë kandidatët që flasim në qarqe, na thanë që nuk jemi kontaktuar më, janë lënë në harresë. Nuk mendoj se kjo është rruga e duhur.

Ajo që kuptuam, më e vështirë ka qenë për të kuptuar si janë qarqet e tjera, por kuptuam që kanë qenë të njëjtat problematika në çdo qark. Kandidatët do duhej të ishin thirr nga Kryesia, apo Këshilli Kombëtar, për t’u dëgjuar dhe ana e tyre”, tha ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x