Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është paraqitur ditën e sotme në SPAK për të dhënë informacione lidhur me çështjen e inceneratorëve.
Mësohet se Tabaku është në SPAK për të dhënë informacion si person që ka denoncuar aferën e inceneratorëve duke qene se ka kryesuar Komisionin Hetimor Parlamentar për inceneratorët.
SPAK është duke vijuar me hetimet për inceneratorin e Elbasanit dhe brenda pak ditësh pritet që të dorëzojë dosjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme.
Për këtë çështje janë të arrestuar disa persona, si ish-ministri Lefter Koka, për shpërdorim detyre, ndërsa në kërkim janë administratorët, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto.
Ndërkohë ish deputeti i PS dhe ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, rifitoi një ditë më parë lirinë vetëm 8 muaj pas arrestimit për skandalin e incineratorëve.
Ndërkohë, hetimet për inceneratorin e Tiranës, teksa po mbushen 3 vite, ende nuk ka një person nën hetim, apo të arrestuar për këtë çështje.
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026