31.5 C
Tirana
19 / 06 / 2024

“Kali i Trojës që kërcënon familjen”. Erdogan sulmon Eurovizionin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka sulmuar Festivalin Europian të Këngës, duke e akuzuar se inkurajon “neutralizimin e gjinive” dhe kërcënon familjen tradicionale.

Në një fjalim para kabinetit qeveritar, ai i përshkroi pjesëmarrësit në Eurovizion si “Kali i Trojës së korruptimit shoqëror”, dhe tha se qeveria e tij kishte të drejtë që e mban Turqinë jashtë këtij festivali, prej vitit 2012.

Komentet e Erdogan duket se i referohen fituesit të këtij viti, zviceranit Nemo, i cili në këngën e tij rrëfente udhëtimin drejt përqafimit të identitetit të tij pa gjini. 24-vjeçari u bë i pari këngëtar jobinar që fiton kompeticionin.

“Në këto shfaqje është bërë e pamundur të takosh njerëz normal”, tha Erdogan. “E kuptojmë më mirë tani që kemi marrë vendimin e duhur për të mbajtur Turqinë jashtë këtij kompeticioni të turpshëm prej 12 vitesh”.

Erdogan gjithashtu përshkroi uljen e numrit të lindjeve si kërcënim ekzistencial për Turqinë dhe një katastrofë për vendin. Javën e kaluar, Instituti i Statistikave në Turqi tha se në vitin 2023 numri i lindjeve kishte rënë në 1,5 fëmijë për çdo grua. Udhëheqësi turk prej kohës i bën thirrje familjeve që të bëjnë të paktën tre fëmijë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x