10.5 C
Tirana
02 / 02 / 2026

Kali i klonuar në Kinë, vendi aziatik shpreson të nxisë industrinë dhe sportet

I hollë por me gjymtyrë të shëndetshme. Gëzof i zi që shkëlqen dhe një pullë e bardhë në ballë. Sytë i tregojnë ndrojtje, por edhe kuriozitet në të njëjtën kohë. Bëhet fjalë për kalin e parë të klonuar në Kinë, i cili u ekspozua të enjten në Pekin.

Ekspertët thonë se lindja dhe rritja e shëndetshme e kalit mund të ndihmojë vendin aziatik në zhvillimin e industrisë së kuajve dhe sporteve kalorsiake, si dhe të ruajë racat në rrezik zhdukjeje të kuajve kinezë.

Duke vrapuar me gjallëri dhe shkathtësi në arenën e një klubi kalorësiak në periferinë lindore të Pekinit, me dëborën e parë që bie mbi gëzofin e tij, kali i klonuar, i quajtur Zhuang Zhuang, është vetëm 7 muajsh.

Ai lindi më 6 qershor të vitit të kaluar në provincën Gansu, në veri-perëndim të Kinës, nga një kal femër surrogato.

Procesi u realizua në kuadër të një programi klonimi të hartuar në vitin 2021 nga kompania gjenetike “Sinogene Biotechnology” dhe një klubi kuajsh të quajtur “Sheerwood”, me bazë në Pekin.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x