Situata në aksin kombëtar pranë zonës “Arrat e Gurrës”, në fshatin Dragostunjë të Librazhd, është përkeqësuar, pasi ura në këtë segment ka pësuar dëmtime të konsiderueshme dhe është shpallur zyrtarisht e pakalueshme.
Sipas Drejtorit të Autoriteti Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, struktura e urës ka humbur parametrat e sigurisë, duke e bërë të pamundur qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve mbi të. Në këto kushte, është marrë vendimi për demontimin e saj, si masë emergjente për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.
Dëmtimet janë shkaktuar si pasojë e lëvizjeve të tokës dhe problematikave gjeologjike që prej ditësh kanë prekur këtë segment rrugor, duke krijuar një situatë të ndërlikuar për qarkullimin në aksin strategjik që lidh zonën me pjesën tjetër të vendit.
Autoritetet bëjnë me dije se paralelisht me demontimin e urës, po shqyrtohen alternativat për zgjidhje provizore dhe më pas ndërtimin e një strukture të re, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të normalitetit në këtë nyje të rëndësishme rrugore. Deri në një njoftim të dytë, segmenti mbetet i bllokuar dhe përdoruesit e rrugës duhet të ndjekin devijimet e përcaktuara nga strukturat përkatëse.
- Bordi i Paqes, “ Strategjia e Trump, biznesi”/ Leka: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri - 22/02/2026
- Dorëzohet Milani pas 24 javësh, Parma i bën surprizën e hidhur kuqezinjëve duke i mundur në “San Siro” - 22/02/2026
- Bordi i Paqes dhe projeksioni strategjik i Shqipërisë - 22/02/2026