15.5 C
Tirana
20 / 09 / 2024

Johny Depp risjell kapitenin Jack Sparrow, plotëson dëshirën e fundit të 11-vjeçarit

Johnny Depp ka risjellë rolin e piratit legjendar, kapitenit Jack Sparroë për të përmbushur dëshirën e fundit të një djali 11-vjeçar,i cili ka një sëmundje të pashërueshme. 

Sipas BBC, fansi i vogël i “Pirati i Karabieve”, Kori, i është nënshtruar dy transplanteve të pasuksesshme të zemrës, por vendosi se nuk donte të përballej me kalvarin e një të treti.  Familja e tij, nga Derbyshire, nuk e dinë se sa kohë i mbetet vogëlushit për të jetuar.

Një nga dëshirat e fundit të Korit ishte të fliste me idhullin e tij Kapiten Jack dhe aktori iu përgjigj.

Kori, nga Ripley, ka krijuar së fundmi edhe një kanal në YouTube, Kraken the Box, i cili tashmë ka më shumë se 160,000 abonentë.

Në fansat e tij përfshihet edhe Johny Depp, i cili veshi kostumin e tij të piratit për të regjistruar një mesazh të veçantë duke thënë:

“Ju uroj shumë fat. Unë jam fansi juaj numër një, kapiten Kori. Respekt dhe dashuri, shoku!”

Depp tha se ai gjithashtu do të inkurajonte miqtë e tij të ndiqnin kanalin e Korit. Në ndjekësit e kanalit të tij në YouTube  përfshihet edhe ylli i Hollivudit, Dwayne “The Rock” Johnson.

Mamaja e Korit, Pixi  tha se kirurgët i dhanë Korit, i cili lindi me sindromën hipoplastike të zemrës së majtë, një zemër të re në 2018, por trupi i tij nuk e pranoi transplantin.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x