Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike informon se po qarkullon një mesazh “smishing” që synon të mashtrojë qytetarët me gjoba të rreme për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Mesazhi përmban një link mashtrues dhe kërkon kryerjen e pagesave online. Ky nuk është një komunikim zyrtar nga institucionet shtetërore dhe çdo qytetar që e merr këtë SMS duhet ta injorojë dhe të mos klikojë në link, apo të japë të dhëna personale.
AKSK ka ndërmarrë menjëherë masat për raportimin e bllokimit të faqes, për të parandaluar çdo dëm të mundshëm.
ASK u bën thirrje qytetarëve:
Mos hapni linqe të dyshimta që vijnë nga SMS ose email-e jozyrtare.
Mos kryeni kurrë pagesa përmes faqeve që nuk janë domaine zyrtare.
Njoftoni menjëherë AKSK ose institucionet përkatëse nëse hasni mesazhe të tilla.
Top Channel
- Përplasje në PS për transferimin e Erion Veliajt në Fier, Bledi Çuçi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë - 29/10/2026
- Imunitet Guvernatorit! Balla: Do gëzojë të drejtat e homologëve të tij në BE. Ligji ka marrë “dritën jeshile” nga KE - 29/10/2026
- Ergys Agasi mbërrin në burgun e Fierit: Zbardhen detajet e para nga transferimi - 29/10/2026