17.5 C
Tirana
15 / 09 / 2024

“Jemi të dashuruar me Evropën”, Rama: Do jemi deri në fund me BE edhe kur të zhduket, nuk pranojmë “JO” për përgjigje

Nga Praga, kryeministri Edi Rama dha një mesazh të qartë për liderët e BE-së, se Shqipëria është pjesë e Bashkimit Evropian dhe se do të jetë deri në fund, madje edhe kur BE të zhduket.

Rama u shpreh se “jemi në mënyrë  kokëfortë të dashuruara me Evropën dhe nuk pranojmë ‘jo’ për përgjigje”.

“Ne jemi vend Europian. Kjo është e sigurtë dhe nuk vendoset në Bruksel.  Jemi në mënyrë kokëfortë të dashuruar me Europën. Nuk pranojmë Jo. Ne do jemi me BE-në deri në fund siç ishim me Stalinin deri në fund, edhe kur rusët lanë duart me të.

Ne do të jemi me BE-në edhe kur BE të zhduket do i ftojmë të nisë nga Shqipëria një BE tjetër, pra dua të them se jemi besnikë. Nuk ka shans që aktorë të tjerë si Rusia të na ndryshojnë mendjen. Por nuk është e njëjta gjë në rajon, Rusia ka shumë influencë, disa gjëra duhet të bëhen ndryshe, ka nisur si p.sh plani i rritjes, është diçka e re, për vendet që nuk janë anëtare u jepet shansi të integrohen në tregun e përbashkët, në pjesë të tjera të të gjithë organizmit neurotik të Europës.

Nga ana tjetër mund të ndodhë edhe më shpejt. Problemi më i madh në fund të fundit është të bindësh opinionin në Europë që po pranojmë shqiptarët. Do të ishte e shkëlqyer për Europën që të kishte Shqipërinë, por nuk është e lehtë.

Gjërat mund të ndryshojmë pas 3-4 vitesh. Me rëndësi është që të krijohen kushtet që vendet e Ballkanit të jenë të integruara politikisht edhe pa qenë anëtare, të kemi së bashku mbledhje të ministrave të sigurisë dhe politikës së brendshme, të shkëmbehen të dhëna, flasim për terrorizmin, krimin e organizuar.

Duhet të kemi të njëjtin ritëm të përballemi me të, sepse në të kundërt koha e shkëmbimit të informacionit për zhvillimin e një operacioni mund të jetë shumë e gjatë kur të tjerët kanë vepruar. Mund të bëhet shumë më tepër në këtë kuptim”, tha Rama.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x