31.5 C
Tirana
01 / 07 / 2025

Ja arsyetimi i Apelit: Pse duhej lënë në burg Erion Veliaj

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit, e cila la në burg më 13 mars, kryebashkuakun e Tiranës Erion Veliaj.

Sipas vendimit të zbardhur nga Gjykata e Posaçme e Apelit, masa e sigurisë “arrest me burg” u konfirmua mbi arsyetimin se Erion Veliaj paraqet rrezik real për pengimin e hetimeve.

Në vendimin e firmosur nga gjyqtari Engert Pëllumbi, thuhet se Veliaj duke qenë kryebashkiak i bashkisë më të madhe të vendit, mundet që me pushtetin e tij të ndikojë tek dëshmitarët dhe të minojë hetimin dhe të dëmtojë provat.

Gjykata ka vlerësuar gjithashtu edhe sjelljen e Veliajt gjatë kohës që ndodhej në paraburgim, ku ai ka realizuar telefonata nga brenda institucionit, veprim që SPAK e ka interpretuar si tentativë për të ndërhyrë te provat.

Sipas Apelit, ekziston gjithashtu rreziku i arratisjes, i mbështetur në mundësitë financiare të Veliajt dhe lëvizjet e shpeshta të tij të dokumentuara në sistemin TIMS. Gjyqtari Pëllumbi thekson se ky rrezik është “eminent dhe në nivele të larta”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x