Izraeli ka intensifikuar sulmet me raketa në Bejrut, ndërsa gjatë së premtes u sulmua edhe selia qendrore e Hezbollahut. Madje, Izraeli u shpreh se vështirë që lideri i grupit, Hassan Nasrallah, të jetë gjallë pas këtij sulmi.
Megjithatë, një burim i afërt me grupin kishte thënë se Nasrallah është mirë, ndërsa agjencia iraniane e lajmeve Tasnim raportoi se ai është në një vend të sigurt.
Ndërkohë, në orët e para të së shtunës një tjetër burim i afërt me Hezbollahun, ka thënë për mediat ndërkombëtare se nuk ka kontakte me Nasrallah. Deri tani, nuk ka një deklaratë zyrtare nga Hezbollahu.
“Disa minuta më parë, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kryen sulme precize në selinë qendrore të organizatës terroriste Hezbollah… duke ndërmarrë veprim të nevojshëm për të mbrojtur popullin tonë, në mënyrë që familjet izraelite të mund të jetojnë të sigurt në shtëpitë e tyre”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, pas sulmit.
Ushtria izraelite më pas tha se ka kryer sulme të mëtejme ndaj Hezbollahut, pas sulmeve fillestare në selinë e grupit, duke shtuar se po vazhdon të “degradojë dhe shkatërrojë” aftësitë e Hezbollahut.
- Katy Perry dhe Justin Trudeau udhëtojnë me trenin luksoz që kushton 80 mijë paund nata, ja çfarë fshihet brenda tij! - 28/11/2026
- Fitoi 1 milion dollarë në lotari, por një fotografi në rrjetet sociale i kushtoi shtrenjtë emigrantit në SHBA! - 28/11/2026
- 400 mijë të ftuar, 500 mijë ëmbëlsira dhe 151 makina për dhëndrin/ Dasma madhështore e politikanit indian bën xhiron e botës! - 28/11/2026