Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi sërish Iranin dhe Hezbollahun se do ta paguajnë me çmim të lartë për luftën.
Në seancën hapëse të konferencës dimërore të Knesset-it, Benjamin Netanyahu u shpreh i sigurt se Izraeli do të arrijë fitoren përfundimtare kundër Hamasit, të cilin ai e cilësoi si “një version të ri të nazizmit”.
“Ka shumë pyetje për fatkeqësinë që na ndodhi dhjetë ditë më parë. Ne do të hetojmë gjithçka deri në fund. Tani jemi të bashkuar për një qëllim, fitoren. Ne do të fitojmë sepse bëhet fjalë për ekzistencën tonë në këtë hapësirë, e cila ka shumë forca të errëta “, u shpreh ai.
Më tej ai paralajmëroi sërish Iranin dhe Hezbollahun, duke thënë se “Mos na testoni në veri, mos e përsëritni gabimin që keni bërë. Çmimi që paguani do të jetë shumë më i lartë. Bëni kujdes!”.
- Fiaskoja e shtrenjtë e Elon Musk, dhuroi 474 milionë dollarë dhe humbi mburojën e tij politike në Teksas - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim - 05/11/2026