Izraeli konfirmon se ka pranuar propozimin e Donald Trump për një armëpushim dypalësh, tha kryeministri Benjamin Netanyahu. Qeveria izraelite tha se kishte arritur të gjitha objektivat e luftës së saj kundër Iranit.
Në një deklaratë, Izraeli theksoi se ka hequr kërcënimin e dyfishtë ekzistencial të menjëhershëm të Iranit nga armët bërthamore dhe raketat balistike. Gjithashtu, në deklaratë, qeveria izraelite u shpreh se ka shkaktuar dëme të mëdha ndaj udhëheqjes ushtarake dhe ka shkatërruar dhjetëra objektiva qendrore të qeverisë iraniane.“
Izraeli falënderon Presidentin Trump dhe Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e tyre në mbrojtje dhe pjesëmarrjen e tyre në eliminimin e kërcënimit bërthamor iranian”, thuhet më tej në deklaratë.
Izraeli thotë gjithashtu se do t’i përgjigjet me forcë çdo shkeljeje të armëpushimit.
- “Parlament të rëntë pika”, 10 vite larg politikës, Namik Dokle ka një mesazh për Kuvendin - 14/11/2025
- Operacioni për ndërtimet pa leje në Farkë, Koçiu: Listë e zezë për subjektet shkelëse, prishje ose konfiskim i tyre - 14/11/2025
- Vjosa Osmani sulmon BE, Presidentja e Kosovës: Jemi 97% pro-europianë, por na kanë bllokuar - 14/11/2025