Një prej italianëve që humbi jetën në aksidentin rrugor në Sarandë, kishte vetëm pak orë që kishte festuar ditëlindjen.
Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja për “gëzimin që u kthye në tragjedi”.
Domenico Gritto, 24-vjeç, dhe Vincenzo Tizzano, 32-vjeç, me origjinë nga Pozzuoli ishin duke udhëtuar me motor në aksin Sarandë-Ksamil kur u përplasën nga një “Mercedes” që dyshohet se po kryente manovra të rrezikshme në rrugë.
Makina drejtohej nga një 17-vjeçar dhe kishte pasagjer një 16-vjeçar. Të dy shqiptarët shpëtuan pa dëmtime të rënda.
Sakaq, në rrjetet sociale, pak çaste para tragjedisë së rëndë, dy italianët kishin shpërndarë postime ku dukeshin të qeshur dhe duke festuar ditëlindjen.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)