PSG-ja u mposht në Champions përballë Milanit duke e bërë më të vështirë kualifikimin nga “Grupi i Ferrit”. Kylian Mbappe foli për sa i përket situatës me Donarumën dhe pritjes që tifozët e Milanit i bënë atij.
Ai e quajti këtë gjë si pak të tepruar dhe se skuadra u mundua ta mbronte portierin italian aq sa kishte mundësi.
“Kishte shumë zhurmë dhe tifozët i dhanë Xhixhos (Donarumës) një mirëseardhje të vështirë.
Mendoj se ishte pak e tepruar, por ky është futbolli në ditët e sotme.
Tifozët bëjnë çfarë të duan. Ne nuk mund ta dimë se çfarë ndjejnë ata brenda vetes. Ne e mbrojtëm Xhixhon aq sa mundëm dhe na vjen keq për të për këtë mbrëmje”, u shpreh Mbappe.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026