10.5 C
Tirana
01 / 03 / 2026

Ish-kryeministri çek sërish në gjykatë për korrupsion

Ish-kryeministri çek Andrej Babish është kthyer në gjykatën e Pragës për t’u përballur me fazën finale të procesit ku është i pandehur për korrupsion.

Ai dhe ish-këshilltari i tij akuzohen për krijimin e një skeme për përfitimin e fondeve të BE-së për një fermë dhe një hotel në pronësi të tij.

Prokurorët deklarojnë se ish-kreu i qeverisë e hoqi biznesin nga një kompani aksionere dhe ia shiti aksionet partnerit të tij dhe fëmijëve, në mënyrë që të kualifikohej për fondet.

Babish është kandidat në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe ka mundësi që verdikti i këtij procesi të jepet përpara raundit të parë të votimit, që mbahet më 13 dhe 14 janar.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x