13.5 C
Tirana
28 / 03 / 2026

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës transferohet në spitalin e burgut për shkak të problemeve shëndetësore

Gjykata e Posaçme e Apelit shqyrtoi ankimin e bërë nga ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla dhe të bashkëakuzuarit kundër masës “arrest në burg”.

Gjykata u tërhoq në dhomë këshillimi dhe do të shpallë vendimin në orën15:30.

Në seancë është bërë me dije se për shkak të problemeve shëndetësore Alla është transferuar në spitalin e burgut.

Lefter Alla u arrestua në 16 mars të këtij viti me urdhër të SPAK, me akuzën e abuzimit me tenderat dhe shpërdorim detyre. Veç tij, nën masën e arrestit me burg janë edhe 10 persona.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x