15.5 C
Tirana
23 / 02 / 2026

Iran, jepet dënimi i parë me vdekje për një pjesëmarrës proteste

Një protestues u dënua me vdekje këtë të djelë në Teheran, për shkak të pjesëmarrjes në protestat e organizuara gjatë 2 muajve të fundit.

Këto protesta zunë fill, pas vdekjes prej dhunës së vajzës së re Mahsa Amini, për shkak të mosvendosjes si duhet nga ana e saj të hixhabit.

I dënuari me vdekje u fajësua për pjesëmarrje në trazira, njoftoi agjencia gjyqësore Mizan.

Sipas vendimit të gjykatës, burri u dënua me vdekje pasi u shpall fajtor për “vënien e zjarrit të godinës së qeverisë, prishjen e rendit publik, organizimin e tubimit me qëllim krimin kundër sigurisë kombëtare dhe u cilësua armik i Zotit”.

Një gjykatë tjetër dënoi pesë persona me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet “për grumbullim me qëllim për të kryer vepër penale kundër shtetit dhe për prishje të rendit publik”.

Irani është tronditur nga trazirat që nga 16 shtatori, kur 22-vjeçarja nga Kurdistani vdiq në paraburgim në kundërshtim me kodin e veshjes së Republikës Islamike.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x