Për të bërë një vlerësim të punës së Institucionit të Prefektit gjatë vitit 2022, prefekti i Korçës Nertil Jole zhvilloi një mbledhje të analizës së punës me stafin. Në këtë takim ishte e pranishme Zëvendësministrja e Brendshme Romina Kuko.
Jole prezantoi punën e Institucionit të Prefektit të Qarkut, duke vlerësuar praninë institucionale në terren, monitorimin dhe kontrollin e zbatimit të ligjit nga institucionet në qark dhe Njesitë e Vetëqeverisjes Vendore.
Gjithashtu Jole vlerësoi nivelin e bashkëpunimit me aktorët ekonomikë e socialë në qark, në funksion të përmirësimit të mëtejshëm dhe të efektivitetit të këtyre marrëdhënieve, në shërbim të qytetarëve, në përputhje me programet qeverisëse.
Prefekti Jole falenderoi zv/ministren Kuko për bashkëpunimin dhe ndihmën dhe kërkoi nga të gjithë punonjësit angazhim të ri në funksion të objektivave të parashikuara si dhe sigurimin e zbatueshmërisë së ligjit nga të gjitha degët territoriale dhe veçanërisht Njesitë e Vetëqeverisjes Vendore.
Zv.Ministria e Brendshme Romina Kuko përgëzoi prefektin e qarkut të Korcës për performancën që ka treguar përgjatë muajve. Kuko e nisi analizën me problematikat që sipas saj duhet të shihen me kujdes për vitin 2023. Mbarëvajtja e procesit zgjedhor duhet të shihet me rigorozitet nga prefektura dhe bashkitë.
Sipas saj prefektuara duhet të kryejë disa detyra si afishimi i listave në mënyrë korrekte dhe të saktë, mbarvajtja e procesit zgjedhor dhe masat nga policia Korçë për mbarvajtjen e procesit zgjedhor.
Një pikë tjetër që u diskutua nga Kuko ishte edhe ajo e emergjencave civile. Ajo kërkoi angazhim maksimal të bashkive.
Prefekti Jole shprehu bindjen se me angazhim të përbashkët do të kemi arritjet e pritura nga qytetarët.





- Sot seancë plenare në Kuvend, projekt-buxheti 2026 do të shqyrtohet tek “Ekonomia” - 06/11/2025
- Demokrati Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori - 05/11/2025
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025