Rritja e çmimeve në mars u ngadalësua ndjeshëm.
Sipas INSTAT, muajin e shkuar inflacioni zbriti në 5.3 përqind, nga 7.1 përqind që u regjistrua në shkurt.
Kjo është rënia më e madhe që shënon inflacioni, që nga marsi i vitit të kaluar, por pavarësisht kësaj, rritja e çmimeve për grupin e ushqimeve vijoi edhe në mars, kryesuar nga qumështi dhe nënproduktet e tij.
Muajin e shkuar shtrenjtë vijuan të kushtojnë edhe qiratë, mobiljet e shtëpive si edhe shërbimet në kafene e restorante.
Ndërsa çmimet në grupin e transportit njohën zbritje, ndikuar fort nga rënia e çmimit të naftës në javët e fundit.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- ME KOÇO KOSTËN, SHKRIMTARIN QË I BËN NDER LETËRSISË TONË MODERNE - 26/01/2025
- Donald Trump betohet si presidenti i 47-të i SHBA, ndiqni ceremoninë e inaugurimit “LIVE” - 20/01/2025
- Si më zhdukën nga Klani pas konfliktit me Frangajn dhe pse Arlind Qori kishte të drejtë në debatin me Fevziun - 10/01/2025