23.5 C
Tirana
26 / 06 / 2024

Infantino vizitë në FSHF, Rama thumbon Dukën: Investimet janë rritur që kur iku partia e tij. Është bërë si lideri suprem i epokës…

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino vizitoi sot Shqipërinë me rastin e 90-vjetorit të anëtarësimit të federatës në institucionin e futbollit botëror, por edhe për shkak të inaugurimit të zyrave të reja të FSHF-së, pjesë e të cilës janë edhe fusha stërvitore.

Gjatë kësaj vizite Infantino u ndal fillimisht në kryeministri, ndërsa më pas bashkë me kryemnistrin Rama dhe presidentin e FSHF-së Armando Duka, u zhvendosën te ‘Shtëpia e Futbollit’ e ndërtuar te ish-kompleksi Dinamo. Presidenti i FIFA-s pa nga afër zyrat e reja dhe u njoh me historinë e Shqipërisë ndër vita, ndërsa shpesh udhërrëfyes u bë kryeministri Rama.

Në këtë inaugurim nuk munguan as shakatë, me kryeministrin Rama, i cili ngacmoi presidentin Duka në lidhje me investimet në futboll. Teksa tregohej një tabelë me investimet në stadiumet shqiptare vihej re një rritje e konsiderueshme në kohën kur vendin e drejton Partia Socialiste. Menjëherë Rama iu drejtua Infantinos duke thënë: “Shife këtë grafikë. Këto janë investimet në futboll të partisë (PD) që voton Duka, ndërsa këto janë në periudhën time.”

“Pak nga pak Duka është kthyer si lideri suprem i epokës. Ai që thuhej gjithmonë që falë tij bëhej gjithçka”, tha kryeministri.

Më pas fjalën e mori presidenti i FSHF-së Armando Duka: “Fatkeqësisht apo fatmirësisht bie shi, pasi do ishin më shumë të pranishëm këtu. Me Ramën vendosën tullën e parë të këtij projekti për zyrat e reja. Më në fund jemi në shtëpinë tonë të madhe dhe të përbashkët. Këtu do punojnë mbi 16 mijë futbollistë vajza dhe djem nga e gjithë Shqipëria. Kjo na jep më shumë përgjegjësi, për ti edukuar më mirë. Para disa vitesh ishte utopike të mendoje për zyra të tilla, madje disa të tjerë e mendonin luks. Nuk është thjeshtë një godinë, një fuishë, por është një mesazh se sa i rëndësishëm është futbolli në përgjithësi. Në të kaluarën nuk kemi patur shumë mundësi ti mbështesim shumë futbollistët. Rama na vendosi në dispozicion këtë terren në qendër të Tiranës, e fanederoj shumë. Këtë objekt ndoshta kryeministri e ka zili edhe për qeverinë e tij.

Projektet e mëdha kërkojnë durim dhe kohë. Vetë Rama në 2018 më telefonoi dhe më tha e kam caktuar vendin ku do ndërtojmë kompleksin e futbollit shqiptar. Bashkëpunimi me qeverinë nuk do përfundojë këtu. Më kujtohet kur nuk kishim stadium për të luajtur me kombëtaren dhe më pas u ndërtuan dy stadium. Më vonë erdhi perla ‘Air Albania’ ku u zhvillua edhe finalja e Conference League. Ky kompleks ka një vlerë të tanishme, pasi vijon të ndërtohet, mbi 10 milionë euro”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x