Nga Eduard Zaloshnja
Në periudhën janar-tetor, u rrit 8% numri i automjeteve aktive me targa shqiptare, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjithashtu u rrit 20.4% numri automjeteve me targa të huaja që u futën në Shqipëri. Po a u rrit numri i aksidenteve, meqë u shtua numri i automjeteve? Përkundrazi, u zvogëlua!
Kështu gjatë këtij 10-mujori u regjistruan 961 aksidente, ose 7 më pak se sa në 10-mujorin e vjetshëm. Në këto aksidente vdiqën apo u plagosën rëndë 301 shtetas, ose 8 më pak se sa në 10-mujorin e vjetshëm.
Meqënëse ka ndryshuar si numri i automjeteve, edhe numri i aksidenteve, duhen llogaritur indekset e sigurisë rrugore për qindmijë automjete aktive. Vetëm kështu mund të matet saktësisht magnituda e përmirësismit të situatës së aksidenteve.
Para se të llogariten indekset e sigurisë rrugore, duhet të konvertohen ditët e qendrimit në vend të gjithë automjeteve me targa të huaja (duke pjestuar numrin total të ditëve të qendrimit me 304 ditët kalendarike të 10-mujorit). Nga konvertimi rezulton se në Shqipëri kanë qene aktive mesatarisht gjatë 10-mujorit rreth 883 mijë automjete (me targa shqiptare plus të huaja), ose 68 mijë më shumë se sa në 10-mujorin e vjetshëm.
Pas konvertimit të mësipërm, indeksi i aksidenteve të 10-mujorit rezulton të ketë qenë 108 aksidente për qindmijë automjete aktive, ose 8.4% më i ulët se në 10-mujorin e vjetshëm. Ndërsa indeksi i vdekjeve+plagosjet e rënda rezulton të ketë qenë 34 vdekje+plagosje të rënda për qindmijë automjete aktive, ose 10.1% më i ulët se në 10-mujorin e vjetshëm (shihni tabelën shoqëruese).

- “Shqipëria s’ka pretendime ndaj territorit serb”/ Rama i përgjigjet Vuçiçit për lumin Ibër: Serbia e humbi Kosovën, hartat janë më pak tolerante - 11/08/2026
- Debati për lumin Ibër, BE kritika Serbisë: Deklaratat të tilla për ndryshimin e rrjedhës duhet të shmangen - 11/08/2026
- “Aty ku vepron gjyqtari, ekzekutivi hesht”, Gogu flet për kufirin që një ministër nuk duhet të kapërcejë - 11/08/2026