1.5 C
Tirana
03 / 12 / 2024

Inceneratori i Tiranës/ “Vendos drejtësia”, Rama: Unë jam kryeministri i Shqipërisë, nuk jam llogaritar!

Kryeministri Edi Rama në konferencë me gazetarët u pyet për hetimet e SPAK për inceneratorin e Tiranës. Ai theksoi se është një çështje që i përket drejtësisë.

“Unë nuk jam llogaritar, por kryeministër i Shqipërisë, SPAK është organi i akuzës, gjykata është organi që vendos mes akuzës dhe vendimit ka një proces të tërë ku nuk përfshihet qeveria por komponetët që e përbëjnë procesin.

Lojërat me shifra jam i prirur t’i shoh me skepticizëm. Kjo pyetje nuk është për mua.

Është një proces që do të bëjë rrugën e vet dhe në fund ka një gjykatë që vendos. Kalkulatrice historike që janë për të qeshur dhe për të parë”, tha Rama.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x