6.5 C
Tirana
22 / 01 / 2026

Inceneratori i Tiranës, SPAK lëshon 15 urdhërarreste, zbulohen 4 prej emrave

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar 15 urdhërarreste në kuadër të hetimeve për aferën me inceneratorin e Tiranës.

Mësohet se 4 prej emrave ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar urdhërarreste janë biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri si dhe Taulant Tusha, drejtor i Infrastrukturës në bashkinë Tiranës dhe Namik Simixhi, si pjesëtar i Komisionit të tenderit.

Kujtojmë së më 1 gusht, Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi vendosjen e sekuestros preventive ndaj kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k”, që është kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës si dhe të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të kësaj kompanie.

Sipas SPAK ka rezultuar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët e vërtetë të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila më 31 gusht 2017 ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë me kosto të investimi të parashikuar në kontratën koncesionare në vlerën 128,248,330 Euro (njëqind e njëzet e tetë milion e dyqind e dyzetë e tetë mijë, e treqind e tridhjetë) pa TVSH.

Gjithashtu sipas SPAK, Zoto dhe Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Hollandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x