Gjykata e Posaçme për Krimin dhe Korrupsionin e Organizuar shpalli sot vendimin për çështjen e inceneratorit të Tiranës, duke shpallur fajtor për shpërdorim detyre ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.
Ai u dënua me 3 vite burg, që me gjykim të shkurtuar zbret në 2 vite heqje lirie dhe për pasojë, kjo masë sigurie shuhet.
Edhe Bledar Karoli u dënua me 3 vite burg, me gjykim te shkurtuar 2 vite burg, që po ashtu i shuhet masa e sigurimit. Gjithashtu, duhet të qëndrojë 5 vite jashtë funksioneve publike.
Me gjykim të shkurtuar, nga 2 vite u dënuan Taulant Tushe, Fatjon Murataj, Namik Simirxhiu.
Valbona Ballgjinii i konvertohet dënimi në shërbim prove prej katër vitesh.
Sidita Kopliku u dënua me 1 vit e 6 muaj përfundimisht me 1 vit burg dhe i konvertohet në shërbim prove brenda 6 muajve puna ne interes publik. Ndërsa Jetmir Rrapaj u shpall i pafajshëm.
Për këtë dosje vijon gjykimi për 4 të pandehur që nuk kanë pranuar gjykim të shkurtuar. Gjyqi i zakonshëm në Gjykatën e Tiranës do të vijojë për Silena Tola, Etleva Kondi, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi.
Për inceneratorin e Tiranës, ish deputeti socialist Alqi Bllako njëherësh sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Mjedisit është ndarë më vete. Kjo për shkak se, Bllako akuzohet për një tjetër vepër penale, atë të korrupsionit. Çështja ndaj tij është në fazën e dhënies së konkluzioneve nga ana e prokurorisë.
- Merr fund maratona/ Votohet raporti për verifikimin e mandateve, betohen deputetët e rinj - 19/04/2025
- Zgjedhjet e 11 majit/ Kryeson Italia e Gjermania, rreth 8 mijë zarfe me votat e diasporës mbërrijnë në Tiranë - 19/04/2025
- Kapshticë/ Fluks lëvizjesh për Pashkë, mbi 18 mijë persona hynë në territorin shqiptar brenda 72 orëve - 19/04/2025