6.5 C
Tirana
20 / 03 / 2026

Inceneratori i Elbasanit, SPAK dërgon dosjen për gjykim, zbardhen akuzat zyrtare

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet për procedimin penal nr.277 viti 2020, në lidhje me inceneratorin e Elbasanit. SPAK njoftoi gjithashtu se procedura e miratimit në Këshillin e Ministrave do të hetohet më vete.

Në dosje ngrihen akuzat për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” në ngarkim të të pandehurve Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Objekti i hetimeve të këtij procedimi penal kanë qenë veprimet e kryera për procedurën e ndjekur për lidhjen e kontratës së koncesionit me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e energjisë”, si dhe veprimet e kryera në fazën e zbatimit të kësaj kontrate koncesioni, kontratë e cila është lidhur midis Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë tregtare “Albtek Energy” sh.p.k.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x