Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës. Bëhet me dije se ai është paraqitur për të dhënë sqarime në lidhje me kallëzimin e bërë, për vjedhjen e serverave në Partinë e Lirisë.
Përmes kallëzimit, kreu i Partisë së Lirisë, denoncoi një vjedhje që sipas tij ka ndodhur brenda selisë të harddiskut me pamje të kamerave të sigurisë, episod që siç shkruhet në kallëzim pretendohet të ketë ndodhur më 6 mars pak para mesnate, në orën 23:40.
Në kallëzimin e bërë Meta pretendon se personat që kanë vjedhur harddiskun kanë vendosur aty një të ri.
“Përpara disa ditësh po prezantoja sekretaren e re për sipërmarrjen, dhe për herë të parë na ndodhi që kur ishim live, flisnim kot, se lidhja nuk ekzistonte. Dhe një orë e kaluam që folëm kot, ishte hera e parë. Pastaj u zbulua që një kabull ishte këputur me pinca. Ishin ndryshuar pamjet e kamerave për të mos u kuptuar kush futej aty.
Është bërë një denoncim në Prokurori, po presim që të veprojnë në mënyrën më të shpejt, dhe profesionale dhe pse nuk kemi ndonjë shpresë të madhe, se janë të kapura nga Rilindja. Përpara disa ditësh po prezantoja sekretaren e re për sipërmarrjen, dhe për herë të parë na ndodhi që kur ishim live, flisnim kot, se lidhja nuk ekzistonte. Dhe një orë e kaluam që folëm kot, ishte hera e parë.
Pastaj u zbulua që një kabull ishte këputur me pinca. Ishin ndryshuar pamjet e kamerave për të mos u kuptuar kush futej aty dhe dje, u konstatua një ndërhyrje që është bërë më 6 mars dhe që tregon qartë që ka ndërhyrje në server. Nuk i kuptoj nga pikëpamja teknike, por është e qartë që ka pasur një ndërhyrje. PL nuk ka pasur roje natën, por gjërat do rregullohen.
Ne po vijojmë hetimet tona, asnjë nuk ka ndodhur rastësisht. PL ka qenë gjithmonë traget. Ne jemi te qartë, nuk kemi asnjë problem, por do ndjekim rrugën ligjore”, deklaronte Meta.