11.5 C
Tirana
24 / 01 / 2026

“Hudhrën e paskemi me vete”/ Plani për menaxhimin e plazheve, Rama thumbon Qosen: Shpresoj të na bashkohet dhe Kavaja demokratike

Kryeministri Edi Rama nuk e kurseu ironinë as këtë të enjte në eventin me temë “Shqipëria Turistike 2030”.

Ai thumboi kryebashkiakun e Kavajës, Fisnik Qose, duke thënë se shpreson që t’i bashkohet në planin për menaxhimin e plazheve, pavarësisht se është demokrat.

Edi Rama: Shpresoj të na bashkohet dhe Kavaja demokratike, që uroj të ndalojë zhvillimin e mëtejshëm të pallateve, që i zënë vendin pishave.

Ka ardhur kryetari i bashkisë së Kavajës këtu? Rrofsh… hudhrën e paskemi me vete, do të na shkojë mirë.

Ata që janë mësuar të dhunojnë plazhet me shezlongë ngjitur me njëri-tjetrin të mos marrin më mundimin të aplikojnë fare.

Shpejt do të nxjerrim planin e ri për bregdetin. Shpejt do të kuptojmë se cilat plazhe bashkitë do t’i marrin plotësisht, por dy janë të sigurta, Ksamilin dhe Dhërmiun.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x