Nga dita e sotme është riaktivizuar marrëveshja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe Kosovës, duke hequr kontrollet në kufi për të gjitha automjetet me targa të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
Pika e kalimit kufitar në Morinë pati më shumë fluks se ditët e tjera.
1 Majin, një ditë pushimi edhe në Kosovë, qytetarët kanë zgjedhur ta kalojnë në Shqipëri. Pavarësisht fluksit, nuk u krijuan radhë pritjeje.
Marrëveshja në fjalë u aplikua për herë të parë në sezonin e kaluar, e vlefshme për të gjitha pikat e kalimit kufitar Shqipëri–Kosovë.
Kjo marrëveshje përjashton nga kontrollet vetëm automjetet me targa të Shqipërisë e Kosovës, ndërsa automjetet me targa të shteteve të tjera u nënshtrohen procedurave standarde të kontrollit.
Marrëveshja në fjalë është e vlefshme për periudhën 9-mujore deri më 31 maj të vitit 2026.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026