Arben Kraja përpiqet të jetë sa më korrekt, kur flet për hetimin e politikanëve. Me frazën “sekret hetimor” shpëtohet nga publikimi i detajeve të rëndësishme, por në rastin e hetimit të Ilir Metës për lobim të paligjshëm, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash, pak gjëra mund t’i thoshte. Veçanërisht gatishmërinë për të bërë çdo veprim për hetim të plotë të padive.
“Arben Kraja: Çështja ndaj ish presidentit është hapur si një kallëzim i gazetarëve dhe i një ish deputeti. Po hetohet dhe po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar çfarë ka ndodhur.
Elona Meço: Ju jeni vetë prokuror në atë çështje.
Arben Kraja: Po, jam një nga prokurorët e çështjes.
Elona Meço: A qëndron ndonjë prej akuzave ndaj zotit Metaj?
Arben Kraja: Nuk mund të flas për gjëra konkrete, pasi çështjet janë në hetim.
Elona Meço: Po, “sekreti hetimor” është kthyer në gijotinën e transparencës.
Arben Kraja: Ka të bëjë me objektivitetin. Ne po kryejnë të gjitha veprimet për të kuptuar çfarë ka ndodhur.
Elona Meço: Ju kanë ardhur përgjigje nga bankat?
Arben Kraja: Shkojnë kërkesa dhe vijnë përgjigje, pa diskutim.
Elona Meço: Po për letërporosinë nga SHBA keni marrë përgjigje?
Arben Kraja: Nuk dua të futem në detaje konkrete. Përgjigjet nuk kanë ardhur ende. Do t’i bëjmë të gjitha veprimet e mundshme, përfshirë edhe marrjen e provave jashtë vendit.
- SHBA formon ekipin negociues për bisedime me Rusinë, 3 zyrtarë të lartë amerikanë drejt Arabisë, ndër ta Sekretari i Shtetit - 15/02/2025
- Telefonata e Sekretarit të Shtetit dhe homologut të tij rus, në fokus rikthimi i dialogut mes dy fuqive botërore dhe konflikti me Ukrainën - 15/02/2025
- Tronditet Austria! Një person vret me thikë një 14-vjeçar dhe plagos katër të rinj në rrugë! Dëshmitari përplas me makinë autorin - 15/02/2025