13.5 C
Tirana
25 / 03 / 2026

Hetimet për privatizimin e “Partizanit”, dëshmon në SPAK, ish-drejtori i kompleksit, Isa Tare

Prokuroria e Posaçme i është rikthyer marrjes së dëshmive për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” në Tiranë. Dëshmitari i radhës ishte Isa Tare, ish drejtor i kompleksit.

Ai ka dëshmuar për privatizimin pasi në atë periudhë ka qënë përgjegjës i klubit sportive ndërkohë që më herët janë pyetur për këtë çështje edhe Fatmir Mediu dhe Genc Ruli

Ish-drejtori i klubit Partizani, Isa Tarë është dëshmitari I radhës që u pyet nga Spak në lidhje me hetimin e nisur për privatizimin e kompleksit Partizani.

Për më shumë se 1 orë babai i ish-futbollistit Igli Tare ka qëndruar në prokurori ku ka dhënë shpjegimet e tij.

Sipas burimeve ai mësohet se ka treguar për cështjen e prishjes së kompleksit pasi në atë periudhë ai ka shërbyer si drejtor sportive i klubit.

Kallëzimi për këtë çështje është bërë nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Më herët për këtë aferë i thirrur për të dëshmuar ka qënë edhe ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu dhe ish-ministri i ekonomisë Genc Ruli të cilët janë pyetur si persona që ka dijeni për rrethanat e privatizimit të “Kompleksit Partizani”.

Më 17 nëntor 2020 Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, dorëzoi në SPAK padi penale për privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Ai akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Mbrojtjes Arben Imami dhe anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga ish kryeministri Berisha, përfshirë edhe dhendërrin e tij Jamarbër Malltezi si përfitues direkt të kësaj prone.

Sipas Ballës në këtë aferë janë implikuar edhe  drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x