9.5 C
Tirana
28 / 03 / 2026

Heqja e barrikadave në veri, KFOR: Palët të shmangin çdo retorikë nxitëse

KFOR-i ka mirëpritur vendimin për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës pas 20 ditësh që kishin bllokuar qarkullimin në disa rrugë kryesore.

Në një njoftim për mediat thuhet se heqja e barrikadave duhet të bëherë në mënyrë të shpejt dhe të sigurt në mënyrë që mos të ketë incidente apo rreziqe.

KFOR thotë se do të ndërhyjë nëse është e nevojshme.

 “Të gjitha palët duhet të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë përshkallëzim të mëtejshëm. KFOR-i po monitoron nga afër zhvillimet. Ne mbetemi jashtëzakonisht vigjilentë dhe të gatshëm për të ndërhyrë, nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin tonë të bazuar në Rezolutën 1244 të 1999”, thuhet në komunikatë.

Artikujt më të kërkuar

4
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x