Autoriteti i Kontrollit të Ushqimeve ka marrë mostrat e ushqimit nga anija me të cilën shkuan në Sazan të rinjtë polakë që përfunduan mbrëmë në spitalin e Vlorës me shenja helmimi.
Sipas informacioneve të siguruara të rinjtë kanë konsumuar ushqim në anije.
Sipas burimeve AKU ka gjobitur anijen “Black Pearl” me vlerën e 600 mijë lekëve për mungesë të kushteve higjieno sanitare.
Mësohet se shumica e të rinjve që u paraqitën dje në spital shumica është larguar me të marrë ndihmën mjekësore por u është kërkuar të qëndrojnë në Vlorë derisa të kalojë rreziku dhe të mos nisen drejt Shkodrës.
Turi me anije në Sazan
Fëmijët polakë u nisën në 05:00 të mëngjesit të djeshëm nga Barbullushi i Shkodrës ndërsa rreth orës 09:00 – 10:00 janë nisur me anijen ‘Black Pearl’ në Sazan.
Ata dyshohet se kanë konsumuar pulë të pjekur, sallatë, patate të skuqura, ujë, kola, lëngje dhe pjepër.
Fëmijët e helmuar që morën trajtim të posaçëm në spitalin e Vlorës ishin të moshave 14-15 vjeç.
- Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike - 12/08/2026
- ZYRTARE! Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez - 11/08/2026
- Nga Clinton te Trump/ Si shërbimi sekret e ka “zhdukur” Presidentin nga “Air Force One” - 11/08/2026