9.5 C
Tirana
04 / 11 / 2024

‘Harroni mënyrat e jashtëligjshme’, plani i ri i emigracionit në Britani do të gëzojë emigrantët

Numri i lartë i azilkërkuesve dhe emigrimi i paligjshëm përmes kanalit të “La Manshit”, ku shqiptarët përbënë këtë verë numrin më të lartë të atyre që kalonin në drejtim të ishullit me gomone, përbën për kryeministren e sapozgjedhur të Britanisë së Madhe, Liz Truss një ndër sfidat më të mëdha.

Por, duket se liderja e re e ka një zgjidhje dhe pasi i ofroi britanikëve planin e qeverisë së saj për të përballuar krizën ekonomike dhe energjitike që ka kapluar vendin, tashmë ka njoftuar zbulimin e projektit për të kontrolluar që në start emigracionin drejt Britanisë.

Sipas paketës së Truss, Britania do të nisë një rishikim të madh të sistemit të lëshimit të vizave në një lëvizje për të trajtuar mungesat akute të fuqisë punëtore në industritë kryesore.

Sipas raportit të zbuluar fillimisht në Financial Times, kryeministrja është e gatshme që të sfidojë disa nga kolegët e saj të kabinetit kundër imigracionit duke bërë ndryshime në “listën e profesioneve të munguara”.

'Harroni gomonet dhe pasaportat false', plani i ri i emigracionit në Britani do të gëzojë shqiptarëtDhe kjo do të thotë as më shumë e as më pak, por lejimin e disa llojeve të veçanta të industrive që të rekrutojnë më shumë staf nga jashtë, në profesione që nuk ngelen vetëm në nivel inxhinierësh, por përfshijnë edhe një brez më të gjerë të kualifikuarish.

Rishikimi mund të miratojë gjithashtu një lehtësim të kërkesës për të folur anglisht në disa sektorë për të mundësuar më shumë punëtorë të huaj në vend, thuhet në raport, ku citohet një zyrtar i Downing Street.

Ndërkohë, i pyetur në lidhje me idenë se rregullat e imigracionit mund të zbuten, Ministri i Financave të Mbretërisë së Bashkuar Kwasi Kwarteng i tha BBC të dielën: “Nuk ka të bëjë me lehtësimin e rregullave. E gjithë çështja në lidhje me debatin e Brexit nëse duam të zbresim atje ishte që ne duhet të kontrollojmë imigracionin në një mënyrë që funksionon për Mbretërinë e Bashkuar”.

I pyetur nëse do t’i shtoheshin më shumë profesione listës së njerëzve që mund të hyjnë legalisht në ishull, Kwarteng tha se Ministra e Brendshme do të japë një përditësim në javët në vijim për çështjen.

“Sekretari i Brendshëm do të bëjë një deklaratë në javët e ardhshme. Por ne duhet ta rrisim këtë ekonomi”, theksoi Kwarteng.

Truss, e cila mori detyrën në fillim të këtij muaji, ka pasur pak mundësi për të pasqyruar vizionin e saj për vendin, por gjatë një udhëtimi në Nju Jork javën e kaluar tha se ishte e përgatitur të merrte vendime jopopullore në rastet kur qeveria kërkon të stimulojnë rritjen ekonomike.

Ndërkaq, Financial Times në raportin e saj shton gjithashtu se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është e vendosur të heqë kufirin për punëtorët sezonalë nga jashtë që punojnë në bujqësi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x