Zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe Guvernatori i Minesotës, Tim Uolz (Walz) do të zhvillojnë intervistën e tyre të parë të përbashkët.
Kjo do të jetë biseda e parë e detajuar e kandidatëve demokratë me gazetarët, që kur Presidenti Xho Bajden (Joe Biden) u tërhoq nga gara për t’i hapur rrugë Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Intervista do të transmetohet nga CNN të enjten në orën 21:00 EDT (02:00 BST).
Kamala Harris është sulmuar jo pak herë nga Republikanët që në momentin që u bë pjesë e garës presidenciale, sipas të cilëve zv.presidentja po i shmanget shtypit dhe se ka lënë votuesit në errësirë mbi planet e saj presidenciale.
Intervista do të jetë prova e parë e madhe e Harris dhe Uolz si kandidatë, dhe u jep atyre një mundësi për të qetësuar zërat kritikë.
Intervista vjen pas Konventës Kombëtare Demokrate, ku Harris pranoi nominimin si kandidatë për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Harris e nisi fushatën e saj presidenciale me një “lumë kritikash” ndaj kundërshtarit të saj, Donald Tramp (Trump).
Por ky i fundit iu drejtua duke thënë se “Harris nuk mund të bëjë një intervistë sepse ajo nuk është kompetente”.
- Ulje-ngritjet e marrëdhënies mes Trumpit dhe Zelenskyt! BBC: Kronologjia e takimeve “kokë më kokë” mes tyre - 29/07/2026
- “Si ta vrasësh Melania Trump”/ Irani publikon videon tronditëse për eliminimin e Zonjës së Parë të SHBA-së dhe djalit të saj Barron, ndjekje hap pas hapi - 29/07/2026
- PD “leksion” ambasadës amerikane: Mbani qëndrim për protestën, mos rrini si struci… - 28/07/2026