19.5 C
Tirana
16 / 09 / 2024

Hamasi bëhet gati për “ditën e zemërimit”, SHBA: Irani do ta sulmojë Izraelin në ditët në vijim!

Lideri i tyre është shuar, por zemërata e Hamas është ndezur.

Grupimi palestinez që vepron në Gaza bëri thirrje për lutje për ish shefin politik Ismail Haniyeh të vrarë në Iran dhe për “një ditë zemërimi” kundër Izraelit.

Kjo vjen në ditën e lamtumirës së fundit me funeralin në Katar, ku jetonte dhe vepronte prej kohësh lideri i Hamas. Irani vazhdon kërcënime dhe përgatitjet për një hakmarrje të ashpër ndaj Izraelit, shtet të cilin e akuzon për vrasjen në Teheran.

“Në muajt e fundit, Izraeli ka shkaktuar lumenj gjaku dhe shkatërrim në Rripin e Gazës dhe tani ka shtrirë gamën e krimeve në Bejrut, Teheran dhe Jemen. Nëse kriminelët dhe terroristët nuk do të ndalohen, do të vendosin në rrezik sigurinë në rajon dhe botë”, thekson ministri i jashtëm Iranian, Ali Bagheri Kani.

Ai gjithashtu zhvilloi biseda me homologë nga Rusia dhe vendet arabe për vrasjen e Haniyeh duke konfirmuar qëndrimin se shteti hebre është fajtor. Administrata amerikane është e bindur se Irani do të sulmojë Izraelin në ditët në vijim.

Kështu raportojnë mediat duke citur 3 burime serioze pranë Pentagonit. Për këtë arsye, presidenti Joe Biden, zhvilloi një bisedë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, duke i ofruar angazhim për garantimin e sigurisë. Por kërkon përpjekje të mëdha për uljen e tensioneve. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, që ka shpallur ditë zie në vendin e tij për liderin e Hamas, bisedoi me homologun Biden, duke u pajtuar që vrasja e Haniyeh ka larguar vendosjen e paqes në Gaza.

“Jam shumë i shqetësuar për situatën. Ne kemi bazën për një armëpushim. Palët duhet të ecin përpara në të dhe duhet ta bëjnë tani. Vrasja e Haniyeh nuk ka ndihmuar aspak në këtë drejtim.”

Situata në Lindjen e Mesme dhe frika për një zgjerim të luftës ka bërë që hapësira ajrore të mbyllet dhe të ketë pezullim të fluturimeve për në Izrael, Liban, por edhe në Iran. Një masë të tillë e ka ndërmarrë Ita Airëays në drejtim të Tel Avivit, pasuar nga Lufthansa dhe Swiss.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x