Në një intervistë ekskluzive për gazetën TemA, kryetari i LZHK, Dashamir Shehi, ka komentuar ndër të tjera edhe në lidhje me sfidat me të cilat po përballet opozita në Shqipëri.
Ai tha se opozita po vuan ende pasojat e konfliktit të brendshëm, që kulmoi me dhunën e 8 janarit. Ndërkaq, ai shtoi se një tjetër çështje problematike për opozitën është edhe fakti se po shpenzon energji duke u përqendruar tek mbrojtja nga hetimi i një ose dy familjeve. Ai tha se kjo është një çështje që i përket drejtësisë dhe avokatëve dhe se nuk duhet të jetë pjesë e komponentit politik, pasi vetëm sa e konsumon opozitën.
“Kemi edhe gati një vit që merremi me hallin e një ose dy familjeve, që mund të kenë edhe të drejtë në problemin që kanë, por që nuk janë hallet e shqiptarëve. Nuk janë hallet e shqiptarëve se sa para ke ti dhe a i ke fituar në mënyrë të ndershme. Kjo është punë për avokatët, jo të jetë pjesë e komponentit politik,” tha ndër të tjera Shehi.
- “Nuk na duhet më teatër”/ Kryeparlamentari iranian sulmon Trumpin: Kërcënimet dhe premtimet boshe janë strategji e dështuar - 06/08/2026
- Zyrtare/ Marrëveshje historike, Vinicius lidhet me Real Madridin për gjashtë sezone të tjera - 06/08/2026
- Ngërçi në formimin e institucioneve, SHBA thirrje liderëve politikë në Kosovë: Ka ardhur koha për progres dhe stabilitet - 06/08/2026