Një fermer shkodran i shet prodhimet e tij në rrjetet sociale dhe nuk ka nevojë që të dalë në treg dhe t’i shesë.
Atij i bëjnë porosi me telefon për qepët, vajin e ullirit, bizelet, lakrat, kumbullat. Sidomos për prodhimet e stinës ai shprehet se nuk e ka aspak problem që t’i shesë dhe nuk i mbeten asnjëherë stok.
Bëhet fjalë për Kujtim Plangaj, i cili ishte i ftuar këtë mëngjes në emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, ku tha se prodhimet e tij i shet brenda dhe jashtë vendit.
Ai u shpreh se përmes rrjetit social “Facebook” ka shitur 24 tonë qepë.
“Çmimi është njësoj. Përmes Facebook kam shitur 24 ton qepë. Kam shitur dhe jashtë vendit. Të huajt paguajnë dhe transportin. Tani për momentin ka ngel vetëm pak vaj ulliri”-tha ai.
- Agron Gjekmarkaj: Kronika dëshmon për historinë e ditës së djeshme! - 27/11/2026
- Prezantohet drejtori i ri i Doganave, Malaj: Prioritet modernizimi dhe integrimi europian - 24/11/2026
- Nga energjia inteligjente te siguria kibernetike: Vodafone Albania prezanton 6 zgjidhje për bizneset në ECGE 2026 - 24/11/2026