Grida Duma, në një rrëfim zbuloi qëndrimin e saj, në zgjedhjet e disa viteve më parë, të humbura nga Partia Demokratike.
E pyetur se si ishte situata në kutitë e votimit në vitin 2015, kur ajoi kandidoi për Bashkinë e Durrësit, Duma e quajti krim.
Ajo mori si shembull një rast ku sipas saj, “ka shumë momente të votuara dhe të faktuara që në Portin e Durrësit jepeshin me qira kontejnerë për banues që duhet të ktheheshin në votues”.
Duma tregon se doli kundër partisë, kur ata u shprehën se humbja e zgjedhjeve nuk ishte faj i tyre.
“Jam i njëjti person që kur kjo ndodhi dhe gjysma e partisë tha ‘na u vodhën zgjedhjet dhe s’kemi faj’, thashë: Kemi humbur dhe kemi faj, se ne Shqipërinë nuk e njohim sot. Në rast se ne Shqipërinë e njohim, duhet ta pranojmë kështu.
Nuk mund të themi para zgjedhjeve ne e njohim dhe do shkojmë dhe pas zgjedhjeve shiko humbëm se nuk e dinim”, u shpreh Grida Duma.
Sipas saj kjo është arsyeja që shqiptarët ‘janë lodhur me opozitën’ dhe se ‘ata kanë problemin a do fitosh apo jo’.
- Projekti në Sazan, Ibrahimaj: Po negociojmë me kompaninë për përqindjen që do të ketë shteti shqiptar - 29/06/2026
- Sulmuesi në dyshim për sfidën ndaj Suedisë, Franca pa një prej “snajperëve” në ndeshjen vendimtare - 29/06/2026
- Analiza/ Albatros Rexhaj: Këta nuk duan reformë, këta duan pushtet - 29/06/2026