11.5 C
Tirana
07 / 02 / 2026

Grida Duma përplaset me Bora Muzhaqin për largimin e të rinjve: Nuk kuptoni rolin tuaj. Ministrja: Komisioni s’kthen përgjigje

Në komisionin për Punën dhe Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë po diskutohet për projektbuxhtein për vitin 2023, ndërsa e pranishme është ministrja e Shtetit për Fëmijët dhe Rininë Bora Muzhaqi. Gjatë diskutimit Grida Duma drejtuar ministres Bora Muzhaqi tha se duhet të shpjegojë se çfarë masash janë marrë për të parandaluar ikjen e të rinjve.

Pjesë nga debati:

Grida Duma: Nuk kuptoni rolin tuaj.

Bora Muzhaqi: Unë e kam të qartë rolin tim.

Grida Duma: Më shumë se 40 mijë të rinj i mungojnë Shqipërisë për pesë vjet. Si e adresoni ju këtë problem për rininë. Kjo është çështja që u ngrit. Rinia po e lë këtë vend. Është ulur lindshmëria dhe kanë ikur të rinjtë, ju si e adresoni këtë problem.

Bora Muzhaqi: Masat që kemi parashikuar fillojnë tek forcimi i mekanizmave në nivel qendror dhe vendor për të garantuar pjesëmarrjen e të rinjve dhe të rejave. Kemi kërkuar një konsultime me organizata rinore, sa i përket ligjit të vullnetarizmit dhe jemi në pritje nga ky Komision.

Grida Duma: Si thatë?

Bora Muzhaqi: Po e përsëris për ta rikujtuar.

Grida Duma: Jo jua kemi rikujtuar ne…

Bora Muzhaqi: Por nuk na ktheni përgjigje.

Grida Duma: Sepse nuk jemi ministri me portofol, Ju prisni si Ministri që ky Komisioni t’ju takojë ju me grupet e biznesit? Procesin e dëgjesës e kemi bërë dy herë. Si ministre e Shtetit keni punë të vështirë sepse nuk jeni dot ekzekutive. Që i kërkoni këtij Komisioni që juve t’ju marrë grupet e interesit këtu!? Nuk di.

Bora Muzhaqi: Herën e fundit më keni thërritur mua. Ne kemi për detyrë të bëjmë komente.

Grida Duma: Ka kaluar koha e komenteve, Ju duhet të ktheni përgjigje këtu. Duhet ta keni të qartë rolin tuaj.

Bora Muzhaqi: E kam shumë të qartë.

Grida Duma: Nëse e keni të qartë mos e ngatërroni veten.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x