19.5 C
Tirana
24 / 03 / 2026

Grida Duma lë Kuvendin për botën e televizionit, Ori Nebiaj drejt marrjes së mandatit

Tashmë nuk ka asnjë dyshim. Është konfirmuar që demokratja Grida Duma ka lënë mandatin e deputetes. Lajmin pritet që ta bëjë edhe vetë deputetja me dije pas pak minutash në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit.

Duma po e lë mandatin e deputetes për t’iu futur botës së televizionit. Dje u raportua se Duma do të nisë një emision dy herë në javë në Top Channel.

Mandati i Grida Dumës i kalon Ori Nebiajt, pasi në zgjedhjet e 2021 ka siguruar 5599 vota preferenciale.

Ditën e djeshme edhe Alfred Rushaj ka hequr dorë nga mandati i deputetit. Mandatin e Rushajt, në bazë të votave të marra në 25 prill pritet ta marrë Petrit Doda.

Doda ishte i 32 në listën e Tiranës, por mori 5976 vota preferenciale në zgjedhjet e 25 prillit.

Alfred Rushaj ishte drejtor i fushatës së PD për zgjedhjet e 25 prillit dhe pas shtatorit 2021, për disa muaj ishte drejtues i grupit parlamentar.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x