11.5 C
Tirana
22 / 04 / 2024

Greqi/Dy bashkëpunëtorët më të ngushtë të Mitsotakis japin dorëheqjen! Ministri i shtetit dhe zv.kryeministri largohen nga qeveria

Ministri i Shtetit Stavros Papastavrou dhe zëvendëskryeministri Janis Bratakos i kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

Ky zhvillim vjen në një moment kur në parlament debatohet rreth mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë që kanë dorëzuar 4 parti opozitare me nismën e socialistëve.

Dy zyrtarët e lartë që dhanë dorëheqjen thuhet se kanë marrë pjesë në banketin e festës së manjatit grek Evangjelos Marinakis, nën pronësinë e të cilit është edhe gazeta To Vima.

Kujtojmë se kjo gazetë publikoi artikullin që zbuloi se është redaktuar dhe shpërndarë e cunguar biseda e përgjegjësit të stacionit me një prej makinistëve të trenit që u përplas në aksidentin tragjik të Tembit ku humbën jetën 57 vetë.

Artikulli ka sjellë reagimin e Pasokut që ka dorëzuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë me akuzën e manipulimit të provave të aksidentit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x