Ministri i Shtetit Stavros Papastavrou dhe zëvendëskryeministri Janis Bratakos i kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.
Ky zhvillim vjen në një moment kur në parlament debatohet rreth mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë që kanë dorëzuar 4 parti opozitare me nismën e socialistëve.
Dy zyrtarët e lartë që dhanë dorëheqjen thuhet se kanë marrë pjesë në banketin e festës së manjatit grek Evangjelos Marinakis, nën pronësinë e të cilit është edhe gazeta To Vima.
Kujtojmë se kjo gazetë publikoi artikullin që zbuloi se është redaktuar dhe shpërndarë e cunguar biseda e përgjegjësit të stacionit me një prej makinistëve të trenit që u përplas në aksidentin tragjik të Tembit ku humbën jetën 57 vetë.
Artikulli ka sjellë reagimin e Pasokut që ka dorëzuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë me akuzën e manipulimit të provave të aksidentit.
- Kryeministri britanik kërkon unitet global për të zbatuar planin e Trumpit - 14/10/2025
- Veprimtaria e SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, Dumani dhe Çela raportojnë sot në dy komisione parlamentare - 14/10/2025
- Premtimi për heqjen e roaming me vendet e BE-së, çfarë pritet të ndryshojë në 2026 - 14/10/2025