Ish-emisari amerikan për Ballkanin, Richard Grenell, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në Kosovë, duke shprehur mbështetje për gjashtë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës që kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për president.
Grenell ka publikuar në rrjetin social X një fotografi të gjashtë deputetëve, mes tyre edhe ish-kryeministrin Avdullah Hoti, të shoqëruar me një mesazh mbështetës.
“Miku im Avdullah Hoti dhe kolegët e tij janë miq të mëdhenj të Amerikës”, ka shkruar Grenell.
Reagimi i tij vjen në një moment kur kandidatura e Bekim Sejdiut për president, e propozuar në kuadër të marrëveshjes mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, ka shkaktuar përplasje brenda LDK-së.
Gjashtë deputetët e LDK-së që kanë bërë të ditur se nuk do ta mbështesin Sejdiun janë Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj, Kujtim Shala dhe Janina Ymeri.
Deklaratat e tyre kanë krijuar tensione të reja brenda partisë dhe kanë vënë në pikëpyetje mbështetjen e plotë parlamentare për kandidatin e dakorduar për postin e presidentit të Kosovës.


- Champions League/ Bayerni i jep shuplakë Bodos, United nuk kursehet me debutuesit, Como shkëlqen ndaj Leipzig (Video) - 10/09/2026
- Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time! - 10/09/2026
- Hidromasazh si në Santorini/ Dy e-mailet që lidhin Ballukun me supervilën në Palasë - 10/09/2026